Koreja Veriore paralajmëron Amerikën për sulme bërthamore

Koreja Veriore ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mos bëjë aksione provokuese në regjion, përndryshe “do të kundërpërgjigjen me sulme nukleare”.

Këto komente vijnë gjatë shënimit të 105 vjetorit të lindjes së presidentit Kim Il-sung, për nderë të së cilit është mbajtur një paradë e madhe ushtarake në Pyongyang.

Në mesin e pajisjeve të ekspozuara në paradë ishin edhe raketat interkontinentale dhe ato balistike, transmeton Koha.net.

Shfaqja e fuqisë së Koresë Veriore vjen pas tensioneve në momentin kur një anije ushtarake e SHBA-së kaloi në ujërat e regjionit.

“Ne jemi gati të përgjigjemi me gjitha armët”, ka thënë Choe Ryong-hae, i cili besohet të jetë personi i dytë më i fuqishëm i shtetit.

“Ne jemi gati të kundërpërgjigjemi me sulme nukleare të stilit tonë kundër çdo sulmi nuklear”, ka shtuar ai.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme