Koreja Veriore dhe Jugore janë pajtuar që të bashkojnë familjet e ndara nga luft koreane në ’50.
Në një takim që është mbajtur në Korenë Veriore, presidenti i Kryqit të Kuq, Park Kyung-seo dhe zyrtari Pak Yong Il i veriorëve, janë pajtuar që përkohësisht të bashkojnë qindra familje në një ceremoni që do të mbahet në muajin gusht, transmeton Koha.net.
Miliona koreanë veriorë e jugorë u ndan nga të dashurit e tyre pas konfliktit që filloi në vitin 1950.
Që prej ndarjes së Koreve, familjet nga dy anët nuk kanë pasur mundësi të takohen për gati 60 vjet.
Shumë njerëz nuk dinë për fatin e familjarëve të tyre pasi dy qeveritë kanë ndaluar komunikimin përmes letrave dhe telefonit.