Koronavirus, çfarë dihet për infeksionet e reja në Lombardi dhe Veneto

Numri i personave që rezultojnë pozitiv me Kovid- 19 është rritur në 34. Një grua 75-vjeçare vdiq mëngjesin e sotëm në Codogno; një pacient vdiq në Veneto, ndërsa një tjetër është në gjendje shumë të rëndë.

Masat kufizuese, si ato të vendosura për 10 komuna në rrezik në zonën e Lodi-t, janë miratuar gjithashtu në Vo Euganeo dhe Teolo, në rajonin e Venetos.

 

Një urdhër i Ministrisë së Shëndetësisë, i lëshuar dje, parashikon qëndrimin në shtëpi për këdo që ka mbërritur në Itali në ditët e mëparshme pasi ka qëndruar në zonat e Kinës të prekura nga epidemia, si dhe imponon komunikimin e zonave të frekuentuara tek autoritetet lokale.

Sipas llogaritjes së Universitetit Johns Hopkins, numri i të vdekurve në të gjithë botën është 2360. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të infektimit është 77,662. Ndërsa pacientët e shëruar raportohet se janë 21,029.

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom shkroi në “Twitter” se në 80 përqind të rasteve infeksioni i Koronavirusit është i butë, si dhe 20 përqind kritik. Vetëm në 2 përqind të rasteve të raportuara, “virusi është fatal”.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme