Koronavirusi në Shqipëri: Shkon në 12 numri i personave të prekur

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka bërë të ditur se numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 12 persona, dy raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.


“Një nga personat e prekur kishte lidhje me pacientin “zero” dhe një 78-vjeçar nga Lushnja ishte kthyer së fundmi nga Bergamo. Në 24 orët e fundit janë kryer 45 testime dhe vetëm 2 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus”, tha Rakacolli.

Në lidhje me gjendje shëndetësore të personave të prekur me koronavirus, Rakacolli ka bërë të ditur: “Tre prej të prekurve janë shtruar në Spitalin Infektiv, në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, një ndodhet në spitalin e Durrësit, në terapi intensive, por në gjendje të stabilizuar, ndërsa 7 persona janë në vetëizolim, pa shenja klinike të infeksionit respirator. Ndërkohë, 104 persona, kontakte të personave me COVID-19, janë në vetëkarantinim, nuk paraqesin asnjë lloj shqetësimi”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme