Koronavirusi, një thirrje për tu ripërtërirë

Nga Olivier Pastré

 

Titulli i këtij shkrimi mund të duket politikisht i pasaktë, por qëndron fort në aspektin ekonomik. Fjala “krizë” në gjuhën kineze ka dy kuptime “rrezik ” dhe “mundësi”. Diçka e ditur kjo historikisht. Çdo krizë e madhe shkakton shumë viktima, por gjithashtu sjell edhe mundësi për tu ripërtërirë.

Coronavirus nuk bën përjashtim. Përtej tragjedisë humanitare e cila, në rastin më të mirë, do të dojë shumë vite për tu kaluar, reagimet do të duhet të bëhen, më në fund pa tabu, dhe në këto tre nivele, si më poshtë.

Së pari në nivelin mikroekonomik. Është pothuajse më e thjeshta. Në nivelin e korporatave, kjo krizë do të ndryshojë thellësisht “zinxhirin e vlerës”, domethënë veçanërisht vendndodhjen e prodhimit, të paktën për produktet “strategjike”, lista e të cilave do të rritet ndjeshëm.

Për më tepër, konsiderimi i kushteve të punës do të duhet të rishikohet: kush mund ta imagjinonte, gjashtë muaj më parë, se mbijetesa jonë mund të varej nga mbledhësit e plehrave dhe arkëtarët në supermarkete?

Administratat gjithashtu do të ndikohen në të gjitha nivelet. Kjo për sa i përket investimeve (a thua nuk e pamë se sa vlerë kishte një shtrat spitalor?), por mbi të gjitha sjelljes së saj. Administrata në thelb është përgjigjur shumë mirë.

Por, sa zvarritje dhe ngadalësiara duhet dhe mund të zvogëlohet në mënyrë të domosdoshme?

Në nivelin e konsumatorit, më në fund po e kuptojmë se furnizimet e vendit kanë avantazhe të padiskutueshme edhe përtej mbijetesës së bujqësisë dhe industrisë sonë?

Niveli i dytë, ai i sektorëve të biznesit. Mbase është ndoshta më e vështira për t’u zgjidhur, por më e lehtë për t’u shprehur. Më në fund, na është dhënë mundësia që të reformojmë plotësisht sistemin tonë të kujdesit shëndetësor. Faleminderit për atë që bëjnë, por duhet shumë më tepër.

Ajo që është e vërtetë për përparësi në sektorin e shëndetësisë është gjithashtu e vërtetë për sistemin bankar, i kufizuar sigurisht me rregulla absurde, që nuk kanë kuptuar pothuajse asgjë nga kriza e vitit 2008. Në të njëjtën mënyrë sektori i energjisë do të duhet të harxhojë energji (energjitë e tij) për të shpejtuar transformimin e vet. Përtej kësaj, shumica e industrive të tjera (bujqësia, ndërtimi …) do të duhet të bëjnë rishikimin e plotë të vetes për të marrë pjesë përfundimisht në ndërtimin e një bote më të arsyeshme.

Gjeografikisht, çështja është e njëjtë. Evropa mund të vdesë nga kjo krizë, por gjithashtu mund të të bëhet bashkë përfundimisht. Vendet në zhvillim do mund ta kuptojnë se nuk mund të dalësh pa asnjë kosto. Po kështu, problemi i migracionit ndërkombëtar, i lënë pas dore sot, më në fund mund të trajtohet në mënyrë racionale.

Për makroekonominë, problemet janë të shumta por ‘diagnoza është verbuese’. Kjo krizë mund të jetë hakmarrja e Keynesit dhe politikave të tij kundër-ciklike. Kjo krizë mund të jetë hakmarrja e multilateralizmit, sepse nuk do të ketë rrugëdalje nga kriza pa bashkëpunim të zgjeruar ndërkombëtar. Kjo krizë mund të jetë gjithashtu një mundësi për të rindërtuar organizata shumëpalëshe (FMN, OBT, OBSH, etj.) që kanë treguar vetëm pafuqinë e tyre deri më tani.

Ky shkrim nuk është aspak ironik apo naiv. Gjëja më e keqe do të ishte nëse kjo krizë të çon, në të gjitha nivelet, në politikat e degjenerimit dhe egoizmit nacionalist. Frika ndonjëherë është një këshilltar i mirë. COP21 dhe kriza e vitit 2008 kanë qenë pothuajse të padobishme. Le të shpresojmë që katastrofa e koronavirusit do të na bëjë të shohim me kthjelltësi dhe të modifikojmë sjelljen tonë. Nuk është një ëndërr. Nuk është as realitet. E ardhmja e fëmijëve tanë do të varet nga kjo. Koronavirusi është ndoshta (më në fund) një shans për më të mirën. /Les Echos

Autori është profesor i ekonomisë në Universitetin Paris-VIII.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme