Gazetar: Adnan Qaili
Në projektet e infrastrukturës kritike, nuk duhet të udhëheqin struktura politike dhe grupe të interesit, ky është një nga konstatimet e Institutit për demokraci “Societas Civilis” të cilët në studimin e bërë thonë se kanë rezultuar në projekte të dështuar sa herë që funksionarët joadekuat politik kanë futur hundët. Kreu i këtij Instituti Marko Troshanovski, foli edhe për projektin e Korridorit 8 dhe 10-D, duke tërhequr vërejtjen se një eksponent politik me asnjë përvojë në infrastrukturën rrugore, është bërë koordinator për ndërtimin e autostradës më të shtrenjtë në historinë e vendit, që në këtë rast është Artan Grubi si zëvendëskryeministër i parë dhe Ministri i Sistemit Politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive. Ai ngrit dilemën e korrupsionit se shteti tërhoqi këtë projekt nga fondet evropiane për ta bërë me paratë tona.
“I gjithë ai projekt është marr nga programi evropian për qasje të ndihmave nga fondet evropiane. Me vetë atë lëvizje humbëm mjete si shtet, të cilat mund ti merrnim si para të pakthyeshme. Tani e paguajmë vetë nga taksapaguesit dhe vetë procedurat e sistemit të kontrollit nga elaborate për mbrojtje të natyrës dhe impakti nga mjedisi i jetesës e kështu me radhë. I gjithë procesi mbikëqyrës në këto dokumente do të ishte shumë më rigoroz dhe do kishte projekt më të qëndrueshme të infrastrukturës rrugore, që për fat të keq tani nuk mund ta dimë si do të zhvillohet dhe ndërtohet”, tha Marko Trashanovski, Instituti për Demokraci “Societas Civilis”.
Ende pa filluar, ky projekt nisi me skandale. Kozorciumi “Bechtel&Enka” insiston në mbajtjen sekrete të një pjese të marrëveshjes. Nuk publikohet nëse është bërë projektimi për segmentin e parë, apo matjet për metrat e para, ku më 22 prill u paralajmërua se do të fillonin punimet me makineri të kompanisë amerikano-turke.
Puna në terren për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-d duhej të fillojë me segmentin Tetovë-Gostivar 17,5 km, periudha e zbatimit 33 muaj; pastaj Gostivar-Bukojçan – 30.3 km, me 57 muaj periudhë të zbatimit; Pastaj pritet të pasoj segmenti Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë 21.7 km, me periudhë zbatimi 49 muaj; Ndërsa as për Korridori 10-D nuk dihet kur do të filloj segmenti Prilep-Manastir 39.3 km, dhe 57 muaj për periudhën e zbatimit. Përafërsisht për çdo kilometër autostradë do të kushtoj 15 milionë euro.
Përderisa në pikëpyetje është afati nisjes edhe më e lëkundur mbetet 22 Janari 2028 për përfundimin e plotë të projektit.
Projekti për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-d është paraparë të jetë 1,3 miliardë euro, pa përfshirë edhe shpronësimet e tokave ku do të kalojnë trasetë, që parashikohet të jetë edhe 300 milionë euro të tjera. 22 milionë euro shtesë do të merr kompania IRD për mbikëqyrjen e zbatimit të punimeve. Dinamika e punimeve duhet të jetë 23 km në çdo vit, e cila për 57 muaj do ndahen mjete nga 5 buxhete për 110 km autostradë, e cila deri atëherë parashikohet të del ndër më të shtrenjtat në rajon. /Alsat.mk