Korrigjimi i Demarkacionit me Malin e Zi parashihet të bëhet brenda dy vjetëve

Qeveria e Kosovës beson se korrektimi i vijës kufitare me Malin e Zi do të bëhet para afatit të parashikuar brenda dy vjetësh.

Zyrtarë të qeverisë thonë se trupa politiko- teknike është në kontakt të vazhdueshëm me Qeverinë e Malit të Zi. Ndërsa opozita mendon se nuk do të ketë korrektim të mirëfilltë të vijës kufitare me Malin e Zi por vetëm humbje kohe.

Pas kalimit të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, zyrtarë të qeverisë thonë se korrektimi i vijës kufitare me Malin e Zi do të bëhet sipas marrëveshjes mes dy presidentëve të dy shteteve. Halil Matoshi, nga kabineti qeveritar, beson se në një të ardhme të afërt dy ekipet shtetërore do të fillojnë punën:

“Kufiri do të lëvizë sipas marrëveshjes, në drejtim të Kullës dhe Çakorrit dhe kjo do të jetë së shpejti realitet. Grupi politiko- teknik, përkatësisht Qeveria e Kosovës dhe kryeministri është në kontakt dhe në negociata apo bisedime të përditshme institucionale me të gjitha institucionet e vendit, dhe kjo do të ndodhë së shpejti”, citon RTK Matoshin.

Por Glauk Konjufca, nga Vetëvendosje, tha se korrektimi i vijës kufitare ishte arsyetim i qeverisë Haradinaj për të kaluar demarkacioni, e që ishte version i Isa Mustafës. Ai thotë se për gabimet e bëra duhet hetim parlamentar: Me sa kam informata unë, ato përmirësime nuk mund të shkojnë deri në 200 metra, kurse dyshimet për të cilat erdhi kontesti në fjalë përbëjnë 8 mijë e 200 hektarë, ndërsa në vija ajrore ose gjeografike shkon në 4-5 km në thellësi të territorit të Kosovës, prej ku kanë qenë në të kaluarën edhe pikat e kontrollit kufitar edhe të UNMIK-ut edhe të KFOR-it dhe të Kosovës deri në vitin 2009…, tha Konjufca.

Edhe Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, procesin e korrektimit të vijës kufitare me malin e Zi e quan humbje kohe:

“Nuk pres të ketë korrigjim, mund të ketë ndërrim, shkëmbim ose barazim të territorit nëse dëshirojmë ta përmirësojmë vijën Çakorr ose në Kullë, ose në Zhleb, atëherë janë tri vende të tjera ku do të korrigjojnë, por në kuptim territorial duhet të jetë milimetra e barabartë ose siç parasheh ligji dhe kriteri. Kosova as nuk humb as nuk përfiton vetëm se i kanë nxjerrë vetës punë ndoshta të lëvizë, të përmirësojë ose për të shkëmbyer pjesë të territorit”, tha Haziri.

Ndryshe, qeveria është e bindur se korrektimi i vijës kufitare me Malin e Zi do të bëhet para afatit të paraparë prej dy vitesh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme