Korrupsioni, temë qendrore e edicionit të 15-të të “Dokufestit”

Korrupsioni është tema qendrore e festivalit të këtij viti, shqyrtuar nga konteksti social, lokal dhe global, si dhe pasojat e tij, të cilat do të theksohen dhe eksplorohen përmes një numri të eventeve, përfshirë panele, diskutime…
Në Prizren po mbahet edicioni jubilar, i 15-ti me radhë, i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “Dokufest”. Sipas organizatorëve do të këtë 10 premiera kombëtare dhe po aq edhe të autorëve të huaj. Korrupsioni është tema qendrore e festivalit të këtij viti, shqyrtuar nga konteksti social, lokal dhe global, si dhe pasojat e tij, të cilat do të theksohen dhe eksplorohen përmes një numri të eventeve, përfshirë panele, diskutime me filmëbërës dhe ekspertë të ftuar.

Programi jogarues i festivalit, ndërkaq, do të sjellë disa nga filmat më të rëndësishëm të këtij viti, përfshirë fituesit e festivaleve si “Sundance”, “Berlinale” dhe SXSË, ndërkohë do të ketë edhe dokumentarë për muzikë në kategorinë “Substancat magjike” etj.

Pjesa për fëmijë e këtij festivali “DokuKids”, gjithashtu, feston vitin jubilar, duke i mbushur 10 vjet dhe do të sjell katër punëtori të cilat targetojnë grupmosha të ndryshme të fëmijëve.

“Dokufest” është njëra nga ngjarjet më të shënuara në kalendarin kulturor të Kosovës. Për shkak të karakterit gjithëpërfshirës dhe shumetnik që ka, ky festival tashmë ka kapërcyer kufijtë e ballkanik dhe po afirmohet edhe nëpër shumë skena botërore të kinematografisë dhe televizionit./albinfo.ch

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme