“Korrupsioni”, Transparency International: Ndryshimet në Kodin Penal mbeten shqetësimi kryesor

Gazetar: Avni Tahiri

Maqedonia e Veriut është ngritur për dy shkallë apo 42 pikë sa i përket renditjes në Indeksin për Perceptimin e Korrupsionit, por vendi është larg çrrënjosjes së kësaj dukurie. Në raportin e fundit të bërë publik Transparency International Maqedonia e Veriut renditet e 76-ta nga gjithsej 180 vende. Ndryshimet në Kodin Penal përmenden si shqetësimi kryesor i përparimit të dobët të vendit në luftën kundër korrupsionit.

“Në shtator të 2023, si vërejtje negative, kuvendi e dëmtoi ndjeshëm gjyqësorin ku në mënyrë jo transparente dhe të përshpejtuar, deputetët ndryshuan Kodin Penal i cili solli uljen e dënimeve dhe shkurtimin e afatit të vjetërsimit të veprave penale për shpërdorim të pozitës zyrtare, ku rreth 200 çështje për korrupsion do të vjetërsohen, në të cilat janë të përfshirë ish-zyrtarëve të lartë. Dhe këtë vërejtje që e dha Transparency International hyri edhe në raportin e indeksit të korrupsionit”, tha Bllagoja Pandovski, kryetar i Transparency International në RMV.

Përveç përshpejtimit të ndryshimeve në Kodin Penal që ka ndikuar në uljen e pikëve në luftën kundër korrupsionit, në raportin e Transparency International janë përfshirë edhe punësimet parazgjedhorë por edhe rasti i fundit në M-NAV. Edhe pse vendi ynë ka progres të vogël nga viti i kaluar edhe më tej mbetet në shoqërinë e Hungarisë, Moldavisë, Trinidadit dhe Tobagos dhe Burkina Fasos. Nga rajoni, Sllovenia, Kroacia, Greqia, Mali i Zi dhe Bullgaria renditen më mirë se Maqedonia e Veriut, ndërsa Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Bosnjë- Hercegovina kanë rezultate më të ulëta në luftën kundër korrupsionit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme