Kosnett: Qeveria e ardhshme në Kosovë duhet të nxisë konkurrencën në sektorin privat

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se pavarësisht strukturës së re të qeverisë së ardhshme në Kosovë, ajo duhet të jetë e përkushtuar për të vepruar në mënyrë që të rritet fleksibiliteti dhe konkurrueshmëria në sektorin privat.

Ai i ka bërë këto komente në mbrëmjen e së martës në një organizim të ndarjes së çmimeve për të shënuar partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

Teksa ka përmendur disa biznese në Kosovë që kanë rezultuar të suksesshme sa i përket bashkëpunimit me biznese amerikane, ai ka përmendur edhe rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë.

“Arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë do të ishte transformuese për ekonominë e Kosovës dhe të gjitha bizneset, sepse do t’i lejonte Kosovës që plotësisht të përfitonte nga njëra prej përparësive më të rëndësishme krahasuese – qasja në tregun evropian”, ka deklaruar Kosnett.

Ambassador Philip S. Kosnett@USAmbKosovo

“It is important that whatever the shape of Kosovo’s next government, that next government must be committed to concrete action to increase the flexibility and competitiveness of Kosovo’s private sector.” My remarks to @AmChamKosovo last night: https://xk.usembassy.gov/amchamkosovoawards/ …Ambassador Kosnett’s Remarks at the USA – Kosovo Partnership Award Reception | U.S. Embassy in…We are committed to helping Kosovo build its private sector, and to continuing to partner with Kosovo’s institutions to set the country on the path to greater economic self-sufficiency.  xk.usembassy.gov91:56 PM – Jul 31, 2019Twitter Ads info and privacySee Ambassador Philip S. Kosnett’s other Tweets

Ambasadori amerikan i është referuar qeverisë së ardhshme, pasi më 19 korrik, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit.

Ai është ftuar nga Prokuroria Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë ditë më parë se është duke shikuar nga afër se si Kosova është duke u përballur me dorëheqjen e një kryeministri.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, kjo ambasadë ka vlerësuar se “mënyra se si e trajton Kosova këtë gjë do të tregojë fuqinë e institucioneve të Kosovës dhe gatishmërinë e zyrtarëve për të zbatuar Kushtetutën dhe ligjet”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme