Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin ka biseduar lidhur me thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve mike.
Në këtë takim, Kosnett ka bërë të ditur se SHBA do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën, sidomos në përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet rajonale.
Përveç kësaj, ai përmendi edhe përkrahjen në zhvillimin ekonomik dhe forcimin e sundimit të ligjit, përfshirë edhe luftën ndaj pandemisë Covid-19.
Ndërsa, zëvendëskryeministri Selmanaj shprehi falënderimet më të përzemërta ndaj ambasadorit Kosnett për mbështetjen e përhershme të SHBA’së ndaj Kosovës.
Selmanaj njoftoi ambasadorin Kosnett për prioritetet e kabinetit të tij, siç janë luftimi i korrupsionit, reformat në drejtësi, si dhe zhvillimi i dialogut.