Shteti ndodhet në alarm. Rreziku nga cenimi i sigurisë është duke u ndier nga autoritetet më të larta të Kosovës, prandaj kanë mobilizuar gjithë aparatin që demonstron forcën
Burime të gazetës kanë treguar të enjten se nga kjo ditë, të gjithë pjesëtarëve të policisë u janë ndërprerë pushimet dhe se orari i punës u është bërë 12-orësh.
Në anën tjetër, gjatë ditës ushtrime për të përballuar trazirat kanë bërë misioni ushtarak i Kombeve të Bashkuara (KFOR), misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX), si dhe Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK). Po këtë ditë, kryeministri Isa Mustafa e ka mbledhur edhe Këshillin e Sigurisë së Kosovës.
Arsyet për këtë mobilizim nuk janë dhënë nga institucionet. Por, burime të gazetës kanë thënë se masat janë ndërmarrë për shkak “të rrezikut nga sulme të mundshme terroriste” dhe për shkak të “krizave politike në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni”. /koha/