Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në një takim presidentin e vendit, Hashim Thaçin.
Në këtë takim, Presidenti Thaçi ia dorëzoi kryeparlamentarit Veseli draft-ligjin për bërjen e FSK-së Ushtri pa ndryshime kushtetuese, njofton portali Sakte.net
Mirëpo, kohë më parë u raporua për buxhetin e pamjaftueshëm i cili është ndarë për FSK-në. Gjatë vitit 2017 u ndanë 51 milionë e 35 mijë e 617 euro. Këtë e kanë bërë të ditur nga zyra për informim e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK).
Ata kanë treguar se FSK-ja i ka 2500 pjesëtarë aktivë dhe 800 rezervë.
Nga zyra për informim nuk kanë treguar se sa është numri i armëve që i posedon ky mekanizëm, por kanë thënë se lloji i armëve është i tipit Heckler dhe Colt.
Krahasuar me Kosovën, shtetet e rajonit, sipas asaj që shkruan Ëikipedia, buxheti i Serbisë, për ushtri, për vitin 2015 ka qenë rreth 450 milionë euro. Ndërkaq, buxheti i Maqedonisë për ushtri shkon në 108,2 milionë dollarë; i Malit të Zi rreth 42 milionë euro, si dhe i Shqipërisë mbi 100 milionë dollarë./Sakte.net