Kosova dhe Bullgaria me marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural me ministrin e Bujqësisë dhe Ushqimit të Bullgarisë, Kiril Vatev.

Kjo marrëveshje është nënshkruar të etjen në takimin bilateral në mes të dy ministrave, ku me këtë rast Ministri Peci ka theksuar se kjo marrëveshje ka ardhur si rezultat i marrëdhënieve miqësore dhe angazhimit për ruajtjen e partneriteteve me vendet e Bashkimit Evropian.

“Përmes këtij memorandumi synojmë që ta intensifikojmë bashkëpunimin në fushat me rëndësi si: ushqimi, blegtoria, kultivimi i bimëve, kultivimi i hardhisë dhe prodhimit të verës, zhvillimi rural, peshkimi dhe akuakultura, bimët mjekësore dhe bujqësia organike”, ka thënë ministri Peci, duke shtuar se me qëllim të ngritjeve të kapaciteteve humane do të realizohen edhe hulumtime, trajnime, si dhe do të ndahen ekspertiza e eksperienca në teknologjinë bujqësore.

Ministri bullgar, Kiril Vatev, tha se është i bindur që do të kenë marrëdhënie të shkëlqyeshme me shtetin e Kosovës, jo vetëm në fushën e bujqësisë por edhe në fusha të tjera.

“Jam i lumtur që vizitoj së pari Kosovën si ministri i parë bullgar. Jam i bindur që do kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme, jo vetëm në bujqësi por edhe në fushat tjera. Besoj që do largohemi me më shumë optimizëm”, tha ai.

Në këtë takim të përbashkët, Ministri Peci dhe homologu i tij bullgar, Kiril Vatev kanë diskutuar edhe për koordinimin e politikave zhvillimore në rrafshin ndërkombëtar, si dy vende mike.

Krahas këtij diskutimi, Ministri Peci e ka njoftuar homologun e tij bullgar edhe me zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në Kosovë, si dhe për politikat zhvillimore të këtij viti.

Po ashtu, ai ka theksuar se në fokus të këtyre politikave kanë edhe krijimin e bashkëpunimit me vendet e Evropës, me qëllim të avancimit të sektorit sipas standardeve evropiane. Ndër tjerash, ai e ka falënderuar ministrin Kiril Vatev për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës në shumë fusha, përfshirë këtu bujqësinë dhe zhvillimin rural./EO/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme