Kosova dhe Serbia në ‘luftë’ për INTERPOL’in

Kosova dhe Serbia po zhvillojnë betejë të ashpër pro dhe kundër anëtarësimit të vendit në INTERPOL. Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj është shprehur i sigurt se gjatë këtij viti do të ndodhë anëtarësimi në organizatën më të madhe të policisë ndërkombëtare, derisa ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se shteti i tij do ta bëjë të pamundurën për ta parandaluar këtë nismë.

Një vit pasi nuk ia doli të bëhej pjesë e INTERPOLIT-it, organizatës më të madhe të policisë ndërkombëtare, Kosova po synon që këtë vit përfundimisht të bëhet pjesë e saj. Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministër i Kosovës, është shprehur i vendosur se gjatë vitit 2018 Kosova do të bëhet pjesë e INTERPOL-it.
Në një bisedë për “Zërin” ai ka pohuar se Qeveria e ka konfirmimin nga një numër i madh i vendeve që do të përkrahin Kosovën në aplikimin për në INTERPOL.

Në anën tjetër qeveria e Serbisë është mobilizuar për ta parandaluar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë ditë më parë se anëtarësimi potencial i Kosovës në INTERPOL do të ishte krejtësisht i papranueshëm për shtetin serb dhe qeveria në Serbi do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta ndaluar këtë nismë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme