Kosova duhet vendosur vija të kuqe të cilat Serbia s’mund t’i kalojë

“Qeveria e Kosovës duhet të jetë me e zëshme në Bruksel, shumë më serioze dhe t’i vendos disa pika të kuqe përtej të cilave nuk mund të kalojë. Pra, cenimi i dinjitetit të qytetarëve dhe mungesa e vullnetit të plotë për aplikimin në realitet të të gjitha marrëveshjeve që janë realizuar deri me tash e bën absurde dhe të pakuptueshme secilin vazhdim të bisedimeve”, tha Muhaxhiri.

Ai tha se Qeveria e Kosovës po ashtu duhet të këmbëngulë që zyrtarët në Bruksel që janë lehtësues të dialogut të jenë garantues seriozë të marrëveshjeve të arritura.

“Nëse pala kosovare nuk e bën publik zemërimin me të gjithë ngjarjet që kanë ndodhur deri më tani me procesin e Brukselit, atëherë një qasje e tillë do të vazhdojë sepse as Brukseli as Serbia nuk kanë vullnet që të ndryshojnë. Mirëpo, pala kosovare e ka të drejtën morale që ta ngre zërin dhe të këmbëngul në ndryshimin e qasjes sepse është pala që ka bërë më së shumti dhe e ka këtë të drejtë”, tha Muhaxhiri.

Sidoqoftë, marrëdhënia ndërmjet dy palëve, thonë njohësit e rrethanave, do të mund të acarohet edhe më shumë nëse autoritetet serbe do të insistojnë me këmbëngulje që të ‘krijojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në mënyrë të njëanshme”, pavarësisht kundërshtimeve nga Prishtina zyrtare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme