Kosova e Kroacia luftojnë bashkë trafikun e paligjshëm të mallrave

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u aprovua shqyrtimi i nismës për negocimin e Marrëveshjes me Qeverinë e Republikës së Kroacisë për bashkëpunim dhe ndihmë reciproke në çështjet doganore 2016-2018.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë se për të luftuar trafikun e paligjshëm të mallrave Qeveria e Kosovës dhe Kroacisë janë pajtuar për këtë nismë.

“Kjo marrëveshje siguron bazën ligjore për shkëmbim informatash dhe dokumentesh, po ashtu përfshin shërbimet trajnuese të ekspertëve lidhur me këtë marrëveshje”, është shprehur ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme