Qendra për Zhvillim Multikulturor – Impact sot do të shënojë ditën vendore të përkujtimit të viktimave në kumunikacionin rrugorë.
Naim Berisha drejtor i Qendrës për Zhvillim Multikulturor “Impact”, tha se Kosova nuk i ka punët mirë sa i përket aksidenteve.
“Kosova është e para në rajon për aksidente në komunikacion. Rreth 18 mijë aksidente ndodhin në vit”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës.
Sipas tij një numër i madh i aksidenteve janë me fatalitet.
“Sot ne do të kemi disa aktivitete që synojmë të vetëdijësojme shoferët në komunikacion”, tha ai.