Kosova e pavarur si projekt ka kuptim vetëm nëse bashkohet me Shqipërinë

Autor: Erzen Vraniqi

Kosova e pavarur si projekt ka kuptim vetëm nëse bashkohet me Shqipërinë. Si shtet i pavarur nuk ka gjasa të mbijetojë. Nuk ka as bukë e as ujë mjaftueshëm për këtë shkallë të rritjes së popullsisë. E vetme nuk mund të krijojë as ekonomi e as ushtri stabile. Nuk mund të llogaritet që çdo 10-20 vjet do të nxjerrim nga 100 mijë njerëz në mërgim. Nuk mund të llogaritet që gjithmonë mërgata do të na dërgojë të holla që ne të importojmë mallëra. As nuk mund të llogaritet që gjithmonë mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë do të jenë këtu për të na garantuar mëvetësinë.

Në afat të gjatë Kosova ose do t’i bashkohet Shqipërisë ose do të kthehet nën Serbi. Sa më shumë që të vonohet e para, rriten gjasat për të dytën! Ne do të punojmë me mish e me shpirt për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë! Fuqishëm besojmë që ky është interesi i kombit. Pavarësisht interesave lokaliste në Kosovë apo në Shqipëri. Këtë përveç që ua kemi borxh të gjithë atyre që kanë sakrifikuar deri më tash, ua kemi borxh edhe gjeneratave që do të vijnë!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme