Kosova e vë në dilemë Serbinë si të shkojë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

Serbia ende po matet se në ç’format do të përfaqësohet në Samitin e Bashkimit Europian – Ballkani Perëndimor që mbahet më 17 maj në Sofje.

Kjo, siç shkruan “novosti”, për shkak se kanë ndryshuar rrethanat dhe pse, pas Spanjës, edhe Rumania e Qiproja janë afër vendimit që të mos marrin pjesë në debatin kryesor në këtë takim, transmeton Koha.net.

Këto tri shtete, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, sipas kësaj gazete të Beogradit, nuk dëshirojnë të jenë në një tryezë me përfaqësuesin e Prishtinës e as të gjenden në fotografinë e përbashkët që është e zakonshme në këto konferenca. Po sipas “novostit”, BE pret që Serbia ta dërgojë përfaqësuesin e vet në Sofje, ndërsa Brukseli që nga tash gjendet në telashe si ta hartojë tekstin final për shkak të Kosovës.

“Tashmë kemi filluar përgatitjen e tekstit final, që duket të jetë shumë herët. Arsyeja për këtë është se ndërmjet vendeve anëtare duhet të harmonizojmë sensibilitetet e ndryshme marrë para sysh qëndrimet e kundërta lidhur me statusin e Kosovës”, citon “novosti” t’i jetë thënë në kreun e Këshillit Europian i cili merret me përgatitjen e samitit.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme