Kosova-Greqia drejt një kapitulli të ri të bashkëpunimit

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron për vizitë zyrtare në Greqi, ku ka zhvilluar takime të nivelit të lartë shtetëror.

Hoxhaj ka takuar homologun e tij, ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, me të cilin kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Greqisë, në fusha të ndryshme me interes të dy vendeve.

Ai e ka falënderuar Kotzias për mbështetjen ndaj Kosovës në në agjendën e integrimit euro-atlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

“Sot në Athinë kam takuar mikun tim, ministrin e Jashtëm të Greqisë, Kotzias ku kemi diskutuar për shumë tema me interes të përbashkët dhe forcimin e raporteve ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Greqisë. Ne kemi shumë mundësi për të bashkëpunaur si dy vende. Greqia është një shtet anëtar i BE-së, NATO-së, dhe pjesë e Evropës Juglindore ku Greqia mund të luaj një rol të rëndësishëm rajonal. Po ashtu kemi biseduar edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe përkrahjen që mund ta jep Greqia. Raportet tona janë të shkëlqyeshme dhe ajo çfarë ju mungon këtyre raporteve është vendimi për ta njohur Kosovën si shtet por ky është vendim i një vendi sovran që do të ndodhë në një kohë të caktuar”, ka thënë Hoxhaj.

Nga ana e tij, ministri grek ka folur për temat që kanë folur me ministrin Hoxhaj.

“Ishte kënaqësi e madhe ta prisnim sot në Athinë ministrin Hoxhaj. Diskutuam  për marrëdhëniet në mes të vendeve tona dhe për mundësitë e bashkëpunimit në shërbim të paqes dhe zhvillimit të Evropës Juglindore”, ka thënë Kotzias.

Kryediplomati kosovar po ashtu ka zhvilluar takim me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme dhe Mbrojtje Kombëtare, Constantinos Douzinas, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin në mes të Parlamentit të Kosovës dhe atij të Greqisë.

Hoxhaj po ashtu ka mbajtur një ligjëratë në Pireues University para studentëve dhe profesorëve të Shkencave Politike.

Dy ditë më parë, Hoxhaj vizitoi Brukselin, ku u formuar edhe grupi i miqësisë në mes të Parlamentit Evropian dhe Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme