Kosova i dhuroi 200 mijë euro Bujanocit, Serbia nuk e ndihmoi në luftën kundër koronavirusit

 Qeveria e Kosovës i ka dalë në ndihmë Komunës së Bujanocit me 200 mijë euro.

Pavarësisht se në Komunën e Bujanocit nuk ka asnjë shqiptarë të prekur me koronavirus, por janë pesë qytetarë të nacionalitetit serbë dhe romë që janë me COVID-19, Qeveria e Serbisë nuk ka ndarë ndonjë buxhet shtesë për këtë komunë për eliminimin e pasojave të shkaktuara nga koronavirusi.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamperi, në një intervistë për lajmi.net, ka thënë se kanë kërkuar ndihmë nga qeveria serbe, por nuk i ka ndihmuar asnjërën prej komunave shqiptare.

Sipas tij, në ndihmë në këto kohë të vështirë i ka dalë Qeveria në detyrë e Kosovës, e cila ka ndarë 500 mijë euro për Luginën e Preshevës, e që 200 mijë do t’i takojnë komunës së Bujanocit.

“Lajmi më i ri është që pak momente më herët e zyrtarizuam është se Kosova ka ndarë në mbledhjen e fundit të qeverisë 500 mijë euro dhe e mira e gjithë kësaj është që realizimi i transferit do të bëhet drejtpërdrejt në llogari të komunës e sot kemi hapur llogari devizore dhe presim që brenda ditës 200 mijë euro të cilat janë të ndara për Bujanocin të transferohen në konton tonë në mënyrë që të përdoren për eliminimin e pasojave të shkaktuara nga virusi korona. Lajmi është që jo vetëm qeveria sot ka ndërtuar një standard të ri Luginën e Preshevës me ketë ndihmë sepse 200 mijë euro nuk janë pak për një buxhet të një komune të varfër siç është Bujanoci, por më e mira e gjithë kësaj është se transferimi për herë të parë do të bëhet drejtpërdrejt sepse deri tash të gjitha donacionet që kemi pasur kanë shkuar përmes Tiranës do të thotë në rrugë të tërthortë dhe është dashur muaj gati deri sa është realizuar”, tregoi Kamberi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme