Pas sulmeve ajrore që ndodhën në Siri nga koalicioni i udhëhequr i SHBA’së, i mbështetur nga Britania e Madhe dhe Franca, shume shtete kanë dalë në mbështetje të treshes për këto veprime
Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një deklarate në rrjetin social “Twitter” ka thënë se Kosova e mbështetë sulmin e SHBA’së, Francës dhe Britanisë kundër ambienteve dhe aftësive të armëve kimike të regjimit sirian, shkruan Express.
“Përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm. Ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës”, ka shkruar Pacolli.
SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kanë nisur sulmin e tyre në Siri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Ky sulm ishte paralajmëruar nga blloku perëndimor dhe ndodhi pas sulmit të dyshuar kimik në Siri.