Kosova ka qeveri dhe opozitë të mbrapshtë

Sakte.net / e Hënë 19 Shtato / 08:22

Behgjet Pacolli ka mohuar lajmin se ai do të jetë kandidat i përbashkët i AKR-së dhe i PDK-së për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Pacolli në një intervistë për “Epokën e Re” ka thënë se bashkëpunimi me subjektet parlamentare aktuale dhe me PDK-në është vijë e kuqe e cila nuk tejkalohet.

Ai thotë se lajmet e tilla kanë qëllim dëmtimin e imazhit të AKR-së.

Pacolli ka thënë se Kosova ka një qeverisje dhe opozitë të mbrapshtë pasi, sipas tij, as ky koalicion qeverisës dhe as kjo opozitë që nga fillimi i mandatit nuk janë marrë me asnjë çështje ekonomike.

Presidenti i AKR-së ka thënë se izolimi i vendit e ka humbur shpresën e qytetarëve për të një të ardhme më të mirë dhe për këtë, ai fajtor e ka bërë pozitën dhe opozitën.

“Në këtë periudhë rikonsolidimin e AKR-së unë e kam parë si mundësi për qytetarët e Kosovës”, tha Pacolli. /Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme