Kosova, korrupsioni i BE’së në Ballkan

Italiani Andrea Kapusela, ish zyrtar i BE në Kosovë, i cili vazhdimisht ka çasje negative për Kosovën, ka promovuar në Beograd librin e tij me titull, “Ndërtimi i shtetit në Kosovë – Demokracia, korrupsioni i Bashkimit Evropian në Ballkan”, ku pretendon se “ndërtimi i shtetit ka qenë i shtrenjtë, ndërsa është fituar pak demokraci dhe shumë korrupsion”.

“Projekti më i shtrenjtë i bashkësisë ndërkombëtare i cili ka dhënë rezultate më të vogla, quhet Kosovë! Projekti i ndërtimit të atij shteti ishte shumë i shtrenjtë dhe askund nuk është investuar aq shumë para, ndërsa është fituar qa pak demokraci dhe aq shumë korrupsion. Për këtë arsye është me rëndësi të dihet përse, përkundër rolit aq të madh politik dhe financiar, KB dhe BE në Kosovë kanë realizuar aq pak”, përcjellë gazetametro.net.

Këtë të enjten ka thënë Andrea Lorenco Kapusela, ish drejtor i departamentit ekonomik të Zyrës civile ndërkombëtare në Kosovë, në promovimin e librit të tij.

“Intervenimi i fuqishëm ushtarak, financiar dhe politik i Perëndimit nuk krijoi demokraci dhe respektim të drejtave të njeriut, por institucionet e brishta të cilët nuk po mund të ofrojnë qytetarëve siguri dhe jetë të mirë”, ka theksuar Kapusela. “E gjithë kjo vërteton se bashkësia ndërkombëtare është udhëhequr me teori të gabuara, qysh prej momentit kur janë vendosur për intervenim ushtarak në vitin 1999. Është paradoksale se problemet politike, të cilët kanë krijuar këto vendime, i kanë shtyrë forcat kryesore perëndimore që të marrin nën mbrojtje elitën më të keqe politike e cila u krijua në Kosovë, në vend se t’i kundërvihen, duke iu mundësuar që të krijojnë sistem të udhëheqjes i cili edhe më tutje pengon zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit”.

Në librin e vet, Kapusela pretendon se “zbulon proceset në të cilat elita politike e Kosovës, me kontrabandë, korrupsion dhe krim të organizuar, para syve të BE’së dhe Kombeve të Bashkuara, i mban në duart e veta qytetarët si pengje. Përveç kësaj, rezultatet e punës së EULEX’it janë të dështuara.

“Ky mision ka fituar tri herë më shumë mjete financiare për punë se të tjerët në botë, iu janë dhënë kompetencat e plota, por të gjithë indikatorët e zbatimit të së drejtës tregojnë stagnim apo rrënje”, ka theksuar Kapusela.

Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me korrupsionin e ndërkombëtarëve, Kapusela përmend Cristopher Dell’it, ish, ambasadori amerikan në Kosovë, dhe thotë se “rasti i tij meriton që qeveria e tij të shikojë me kujdes se çfarë ka bërë ai në Kosovë. Pjesëmarrja e tij dhe lidhja me ndërtimin e autostradës prej Prishtinës në Tiranë, është rast kolosal i korrupsionit! Dhe, edhe pse EULEX’it i janë ofruar prova që tregojnë për këtë, hetimi kundër tij, kurrë nuk është iniciuar”.

“Fakti që disa individë si pjesë e ekipit ndërkombëtar, para se gjithash nga SHBA, janë përpjekur, e disa edhe kanë realizuar qëllimet që të përfitojnë ekonomikisht në Kosovë, nuk është iniciativa e qeverisë së tyre”, konsideron Kapusela. “Që të sillen ashtu iu ka mundësuar ajo që në Kosovë tashmë disa vjet, interesimi i administratës amerikane është në nivel shumë të ulët. SHBA’të janë, në të vërtetë gati indiferent ndaj Kosovës”. /gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme