“Kosova – kusht për Serbinë në BE, vlerësimin e bën ShBA-ja”

Në qoftë se Serbia heq dorë nga kërkesat e saj në bisedimet me shqiptarët e Kosovës, përshpejtimi në rrugën e saj në BE do të jetë më i fuqishëm, ka thënë profesori Cërnobërnja

A do të përshpejtohet rruga e Serbisë drejt BE-së në rast të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën? Këtë pyetje ua ka shtruar disa bashkëbiseduesve gazeta beogradase Danas, ndërsa Mihalio Cërnobërnja, profesor në Qendrën për integrime evropiane ne fakultetin FEFA mendon se kjo më së shumti varet nga ShBA-ja, transmeton gazetametro.net.

– Çështja kryesore në lidhje me përshpejtimin e integrimeve evropiane në të vërtetë është çështja se në çfarë mënyre do të zgjidhet problemi i Kosovës. Mos harroni, negociatori kyç për këtë çështje është Amerika, e jo BE-ja. Pra, se çfarë do të bëjë BE në aspektin e përshpejtimit të integrimeve varet nga vlerësimi i mënyrës me të cilën Serbia e zgjidh këtë nyje nga ana e ShBA-së. Kjo më tutje do të thotë se në qoftë se Serbia heq dorë nga kërkesat e saj në procesin e bisedimeve me shqiptarët e Kosovës, shprehur në metra katrore, përshpejtimi do të jetë më i fuqishëm. Në qoftë se heq dorë më pak, përkatësisht qëndron prapa kërkesave të saja aktuale, ky përshpejtim sigurisht se nuk do të jetë drastik, apo nuk do të ekzistojë fare – ka thënë Cërnobërnja.

Sipas tij, Serbia, nëse e zgjidh çështjen e Kosovës nëmënyrën e cila do të ishte e përshtatshme për ShBA-në, do të dynte në BE para Malit të zi e BeH-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme