Kosova mbetet pa targa

Kosova ka mungesë të targave të rregullta në Agjencinë për Regjistrim Civil, kjo për faktin se qysh në shtator të vitit të kaluar është anuluar tenderi.

Përmes një njoftimi për media Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka njoftuar se qytetarët e Kosovës janë duke u pajisur targa provuese.

Njoftimi i plotë i MPB-së:

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se në mungesë të targave të rregullta në Agjencinë për Regjistrim Civil, të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës mund të pajisen me targa provuese (të përkohshme) deri në përfundimin e procesit të prokurimit për furnizim me targa civile.

MPB sqaron se aktiviteti i prokurimit ka qenë i shpallur në KRPP me datën 17.08.2015, sipas procedurës së hapur dhe pas përfundimit të vlerësimit, ky aktivitet është anuluar me datën 20.10.2015, sepse asnjë operator nuk ka përmbushur kërkesat sipas standardeve të kërkuara nga MPB.

Me datën 30.10.2015 procesi i kontestimit të vendimit të MPB është bërë në Organin Shqyrtues të Prokurimit, dhe ky organ ka kërkuar nga MPB të ri-vlerësojë ofertuesit. MPB pas rivlerësimit, ka nxjerrë Vendim për anulim, vendim ky i cili pra është apeluar në OShP me datën 24.12.2015, kurse OShP me datë 26.04.2016, pra pas katër (4) muajsh vonesë ( si rrjedhojë e vonesës në emërimin e anëtarëve të OShP-së) ka nxjerrë vendimin përfundimtar dhe ankesa e operatorëve është refuzuar si e pa bazë.

Për shkak te komplikimeve të krijuara procedurale, Ministria e Punëve të Brendshme ka shfrytëzuar të drejtën e furnizimit emergjent me targa për një sasi të kufizuar. MPB ka nënshkruar kontratë me datën 23.03.2016 sipas procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë dhe ky furnizim është realizuar.
Aktiviteti i prokurimit është ri-tenderuar dhe shpallur në KRPP me datën 25.05.2016, sipas procedurës së hapur, ndërsa për katër ofertat e dorëzuara me datën 06.07.2016 tani procesi është në fazën e vlerësimit nga ana e komisionit vlerësues dhe i cili pritet të përfundojë brenda ditësh si proces i menaxhuar nga MPB.

Pajisja e qytetarëve me targa provuese, si zgjidhje e ndërmjetme, do të vazhdoj deri në përfundimin e procedurave të prokurimit dhe përzgjedhjen e kompanisë për prodhimin e targave.

Ministria e Punëve të Brendshme, e ka të pamundur të gjejë zgjidhje alternative, sepse çdo veprim i ndjekur nga MPB duhet të jetë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe afatet kohore. Për të mos arritur në këtë situatë, MPB kishte filluar procedurat e prokurimit 11 muaj më parë, mirëpo MPB nuk mund të ndikojë në faktorët e tjerë që mund të konsiderohet si faktorë jashtë përgjegjësive të MPB.

Ajo çfarë kemi bërë sot, është se kemi përgatitur shkresë të veçantë, për t’iu drejtuar autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, për njohjen dhe pranimin e targave provuese të Republikës së Kosovës, në territorin e republikës së Shqipërisë, së paku në këta muaj veror. Shpresojmë në miratimin e kësaj kërkese, për të cilën qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë.

Andaj, shpresojmë në mirëkuptimin qytetar, deri në përfundimin e këtij procesi të tej zgjatur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme