Projektligji për Qeverinë i cili parasheh zvogëlimin pozitave të ministrave dhe zëvendësministrave, pritet të procedohet në Kuvendin e Kosovës në fund të majit, ani pse ky i fundit do duhej të përfundojë në mars, transmeton Gazeta Metro.
Tashmë është gati DRAFT-Projektligji i cili rregullon riorganizimin-funksional të Ekzekutivit.
Njëri nga opsionet është që pas miratimit të këtij dokumenti Kosova të ketë 13 Ministri me nga dy zëvendësministra.
Me këtë dhe secilin version tjetër dikasteret qeveritare do të zvogëlohen në numër, duke u shndërruar në departamente në Ministrisë që mbesin.
Kordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, thotë se në këtë Projekligj deri në dorën finale do inkorporohen dhe propozimet e palëve tjera të kyqura në Proces.
Më poshtë Klan Kosova ka përgatitur një storie rreth kësaj