Kosova është në rrugë të mirë për fuqizimin e rolit të gruas në Kosovë, në rolin negociues në çështje ndërkombëtare.
Në tryezën e organizuar me temën “Gratë në Tavolinën e Negociatave Nderkombëtare ne Kosovë”, që për qëllim kishte rolin e gruas në vendimëmarrje, u diskutua se si Kosova ka ecur deri më tani, planet të cilat i ka futur në funksion, ligjet te cilat të drejtojnë në përkrahjen e gruas, shkruan arbresh.info.
Reyes Charle Cuellar, Këshilltare për gjini, përfaqësuese Speciale e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes një video call foli disa fjalë me te cilat përgëzoi grat në Kosovë te cilat i takojnë nje grupi akademik.
“Sa i përket pjesëmarrjes së gruas nëpër diplomaci nuk po mund ta nxjerr nga koka situatën në Afganistan dhe grat që gjenden atje. Situata humanitare atje është shumë e rëndë, por sido që te jetë gjithmonë është dëshmuar sinqeriteti i procesit që grat ta gjejnë vendin e vet. Asistenca e grave është e çmueshme e në lidhje me këtë, Kosova është në rruge të mbar, pasi qe ka një shoqëri civile të organizuar mirë, ka edhe gra kompetente që shkëlqejnë në te gjitha fushat, politikane, artiste, sportiste. Fara është mbjell është kultivu dhe shpresoj gjithmonë që këto organizime do ndihmojnë në pjesëmarrjen e grave”, tha Cuellar.
Jarmo Helppikangas, shef i seksionit Ligjor, Sundimi i Ligjit dhe të drejtave të Njeriut, tha se barazia gjinore është proces që lyp përkushtim të vazhdueshëm.
“Kosova ka bërë shumë punë të mirë, kemi ligjin për barazinë gjinore për parandalimin ose diskriminim që nëse shikoni në Kushtetutë do shihni që kjo është e vendosur por si të ndosh që ato fjalë në letër të kthehen në praktik, dhe kjo është ajo se çka ne dëshirojmë të bëjmë sot”, tha ai.S.D/arbresh.info/