Kosova me ushtri në drafte

Statusin e drafteve e mbajnë të gjitha dokumentet që për qëllim kanë transformimin e Forcës së Sigurisë (FSK) në Forca të Armatosura (FAK).

Qeveria është mburrur me to edhe në raportin e punës për periudhën dhjetëmujore, të miratuar të premten, shkruan sot Koha Ditore.

Por ekzekutivi ka dështuar deri tash ta bëjë FAK-un apo ta bëjë FSK-në me mandat ushtrie. Ajo ka shkelur afatet që i kishte vënë vetë për procedimin në Kuvend të një ligji, me të cilin Kosova do të bëhej me ushtri. As tash ajo nuk di se kur do t’i japë epilog çështjes.

Mbështetur në Programin legjislativ të 2018-s, 30 prilli përbënte datën më të largët kur ekzekutivi do ta procedonte në Kuvend Projektligjin për Forcat e Armatosura (FAK).

Drafti që është hartuar prej vitesh, nëntorin e vjetëm kishte dalë në konsultim publik dhe ka qarkulluar edhe brenda ministrive, për të kaluar procedurat që lidhen me koston financiare dhe me përputhshmërinë me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Megjithëkëtë, Projektligji nuk ka dalë akoma para kabinetit qeveritar.

Ndërkaq në Raportin e punës së Qeverisë janë përmendur edhe dokumente të tjera të finalizuara, për llogari të transformimit të FSK-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme