Ministria e Financave ka bërë të ditur se sot do të nënshkruhet marrëveshja për hua për ndërtimin e autostradës Kijevë – Zahaq ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Marrëveshja e cila do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtoresha e BERZh-it për Transport Sue Barrett, është në vlerën prej 71 milionë euro.
Pas nënshkrimit të Marrëveshjes do të ketë prononcim për Media
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes do të mbahet në Ministrinë e Financave – Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, kati 11.