Kosova nuk ka perspektivë zgjerimi dhe është tragjike se si Kosovës i ofrohet kaq pak mbështetje ndonëse ka mbetur shumë prapa, sipas Zëvendëskryetari i Iniciativës për Stabilitet Evropian, Kristof Bender.
Kosova nuk ka perspektivë zgjerimi sipas zëvendëskryetari i Iniciativës për Stabilitet Evropian Kristof Bender, ai tha se do të ketë probleme me 5 vende të BE-së, shkruan gazetametro.net.
“Çështja e Kosovës ka qenë me ne që prej luftërave jugosllave. Për Bashkimin Evropian dhe për Kosovën është problem i madh. Me pesë shtete anëtare të BE-së, Kosova nuk ka perspektivë të zgjerimit. Spanja e ka bërë shumë të qartë këtë tani”, ka thënë Bender.
Komisioni Evropian ka një interesim të fuqishëm për rajonin, sidomos për Kosovën që zhbllokohet, Bender tregoi se shkëmbimi i territoreve mes Serbisë dhe Kosovës nuk do të ndodhë, pasi askush nuk do të pranojë këtë.
“Presidenti Vuçiq duket se po sugjeron që zgjidhja gjendet në shkëmbim territoresh. Jam i bindur që kjo nuk do të ndodhë. As parlamenti kosovar nuk do ta pranojë kurrë këtë. As Gjermania, Franca, Holanda, dhe shumica e shteteve të tjera anëtare të BE-së”, tha Bender, shkruan gazetametro.net.
Benderi ishte bindur se Kosova nuk ka perspektivë anëtarësimi në BE, qasja formale e Kosovës në këtë proces po mungon sipas tij.
“Në rrethanat aktuale, Kosova nuk ka perspektivë anëtarësimi. Kjo nuk do të thotë që nuk do ta marrë ndonjëherë, por aktualisht nuk ka. Për Kosovën, procesi i qasjes formale nuk po vazhdon. Formalisht nuk ka se si Kosova të ecë përpara”, tha Bender, shkruan gazetametro.net.
Bender po ashtu foli për rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve, duke shfaqur kritika se si Kosova pranon kaq pak mbështetje drejt përparimit të saj, pavarësisht se ka mbetur prapa në këtë proces.
Duke deklaruar se strategjia e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor një zhvillim pozitiv dhe një hap në drejtimin e duhur, Bender thotë, dhe se është mirë që sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik vendoset në fokusin e saj. /gazetametro.net.