Edhe pse 8 marsi njihet si festa e gruas dhe është ditë që festohet, dje gjatë ditës në Prishtinë ka pasur protesta për këtë ditë.
Shoqëria civile në bashkëpunim me qytetarët e vendit kanë marshuar në rrugët e qytit për të kërkuar të drejta të barabarta me burrat, shkruan GazetaExpress.
Ky marshim i cili ka zgjatur një orë në Prishtinë, është renditur në listë me vendet me të mëdha të botës.
Marshi i organizuar dje për nder të 8 marsit ka pasur thirrjen “MARShojmë, s’festojmë”.