Kosova në udhëkryq

Kosova po llogaritet të gjendet në një prej udhëkryqeve më të rëndësishme të saj në vitet e fundit. Krijimi i Qeverisë së re po paraqitet një sfidë në vete. Një Qeveri me shumicë të thjeshtë në të cilën Lista Serbe do të kishte rol kyç po llogaritet si e rrezikshme, ndërsa një Qeveri me shumicë shqiptare momentalisht po shihet e pamundur për shkak të interesit vetjak të politikanëve. Në anën tjetër, Bashkimi Evropian edhe një herë ka thënë se pa marrë parasysh se kush e formon Qeverinë e re ajo pret një përshpejtim dhe zbatim të agjendës për reforma të BE-se

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar të shtunën rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit. Tani koalicioni më i madh i dalë nga këto zgjedhje do të ketë një muaj afat për formimin e Kuvendit. Sipas ish-kongresistit me prejardhje shqiptare Joe DioGuardi, Kosova duhet të formojë një koalicion me së paku 61 deputetë shqiptarë, ndryshe e ardhmja e Kosovës rrezikohet si shtet sovran pikërisht për shkak të ndikimit që mund ta ketë Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës.

Në një deklaratë dhënë gazetës “Zëri”, DioGuardi ka thënë se Kosova duhet të jetë tërësisht e lirë nga ndikimi i Serbisë.

Mirëpo, në këtë kontekst analisti nga Shqipëria, Fatos Lubonja, ka thënë se më e rrezikshme se ndikimi i Listës Serbe apo kujtdo tjetër është paaftësia e shqiptarëve për të kapërcyer interesin vetjak kur ky është kundër interesit të shoqërisë.

Sipas tij, është e trishtueshme kjo që po ndodh në Kosovë në këtë aspekt. Ndërkohë në anën tjetër, shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë Nataliya Apostolova në një deklaratë të saj, të lëshuar menjëherë pas certifikimit të rezultateve, ka thënë se Kosova duhet të formojë një Qeveri të fortë, e cila do të jetë në gjendje për t’i adresuar reformat që populli kërkon.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme