Kosova një hap më pranë BE-së

Në Bruksel është mbajtur të premten takimi i parë i Këshillit për Stabilizim-Asociim midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Në këtë rast është nënshkruar dhe marrëveshja e Kosovës në programet e BE-së, e cila do t’i ofrojë shtetit mundësi të reja, nga programet hulumtuese deri tek shkëmbimi i studentëve.
Takimi është kryesuar nga shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Komisioneri për politika të zgjerimit, Johannes Hahn, ka përfaqësuar Komisionin Evropian, ndërsa në përbërje të delegadcionit të Kosovës, të kryesuar nga kryeministri Isa Mustafa, kanë qenë edhe ministrat e Punëve të Jashtme, Punëve të Brendshme, Ekonomisë,Tregëtisë, Industrisë dhe Arsimit.

Në konferencën e mbajtur për mediat, Mogherini tha se ky është një moment i rëndësishëm, i cili i ka ofruar BE-së të shprehë vendosmërinë e saj në ofrimin e mbështetjes për Kosovën në rrugën e saj të euro-integrimit.

Mogherini shtoi se rëndësi të njëjtë ka edhe nënshkrimi i Marrëveshjes kornizë për pjesëmarrjen e Kosovën në programet e BE-së.

Mogherini shprehu se e ka mirëpritur përparimin në dialoguan Kosovë- Serbi por bëri bthirrje që Kosova të ketë edhe dialog të brendshëm.

Komisionari Hahn deklaroi se Kosova ka përmbushur 93 nga 95 kushtet për liberalizimin e vizave, por pritet të ratifikojë Marrëveshjen për Demarkacion dhe të shënojë rezultate konkrete kundër krimit dhe korrupsionit./albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme