Kosova nuk shkon në Arbitrazh për 63 milionë eurot e “Bechtel&Enkas”

Ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka thënë se Kosova nuk rrezikon të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për çështjen e borxhit prej 63 milionë eurove në projektin e autostradës “Arbër Xhaferi”, raporton Ekonomia Online.I pyetur se nga EO se a duhet që Kosova patjetër të paguajë këtë shumë, Zharku ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se çdo cent që paguhet mbi shumën 14.78 milionë është joligjore.Sipas tij, Qeveria dhe Kuvendi nuk kanë ndarë mjete të mjaftueshme financiare për të kryer obligimet ndaj kompanisë Bechtel & Enka.
“Nuk është çështja që ministria nuk i ka kryer pagesat, por është çështja se Qeveria dhe Kuvendi nuk kanë ndarë mjete të mjaftueshme për t’i kryer punët, për të kryer kontratën. Nuk shkon Kosova në arbitrazh duke marrë parasysh se nuk ka bazë për arbitrazh. Ekziston vendimi i një komisioni ndërministror që është 14.78 milionë”.
“Ajo është shumë e përcaktuar dhe definuar nga organi mbikëqyrës. Ajo është e vetmja shumë dhe çdo centë që paguhet mbi atë shumë është joligjor dhe jokontraktual.“Bechtel&Enka” ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ia paguajë shumën prej 63 milionë eurosh për shkak të mos punës efektive, në emër të amortizimit të mjeteve të punës, si dhe për shlyerjen e obligimeve që kanë ndaj bankave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme