Në RTV Dukagjini është transmetuar emisioni Zona Express, ku është shfaqur pjesa e parë e dokumentarit ekskluziv “CIA për Kosovën”.
Në këtë dokumentar jepen detaje sesi shqiptarët i trajtonin serbët gjatë kohës kur Kosova i ishte bashkuar Shqipërisë, në “kohën e italianit”. Aty thuhet se shqiptarët nuk janë treguar hakmarrës ndaj serbëve, pavarësisht se këta të fundit më parë kishin kryer krime të tmerrshme ndaj tyre.
Sipas dokumenteve të shërbimeve amerikane (CIA është formuar më 1947(, komunistët jugosllavë kanë shfrytëzuar analfabetizmin e popullatës shqiptare të Kosovës për t’i nxjerrë ata janë Kosovës duke ju thënë madje se janë turq.
Përveç të dhënave të përgjithshme për ekonominë, tregohet edhe sa banorë ka pasur Kosova në vitin 1941 dhe cila ishte gjendja ekonomike, politike e sociale e shqiptarëve pas Luftës së Dytë Botërore.