Kosova vazhdon të ballafaqohet me përhapjen e madhe të ideologjisë të ekstremizmit të dhunshëm fetar ndonëse niveli i shkuarjes në luftën në Siri ka rënë jo vetëm tek ne por edhe në vendet e tjera, raporton KTV.
Kështu është thënë gjatë prezantimit të hulumtimit të kryer nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë.
Sipas të gjeturave nga kjo Qendër, thuhet se faktorë kryesor i cili ka ndikuar më së shumti vazhdon të mbetet shpërndarja e propagandës nga ana e Organizatave të huaja fetare.
Sipas profesorit të studimeve Islame Xhabir Hamiti kjo ka ndikuar që të rinjtë të bien nën ndikimin e tyre duke krijuar kështu ideologjinë që ata të udhëtojnë për në Siri.
Ndërkaq faktorët e tjetër të cilët ndikojnë në rritjen e ekstremizmit të dhunshëm sipas Hamitit mbetet edhe mungesa e informacioneve reale për luftën që zhvillohet atje, rrjetet sociale të cilat kanë paraqitur pamje të masakrave atje si dhe keq informimi jo i drejt se çka po ndodh atje.
Aty u tha se Institucionet shtetërore si dhe Bashkësia Islame e Kosovës të punojnë më shumë në ndarjen e buxhetit të strategjive kundër ekstremizmit si dhe mbikëqyrja e e ligjëratave nëpër xhamitë e Kosovës.