Në një shkrim në portalin Koha, publicisti Veton Surroi ka kritikuar formatin aktual të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Periskopi.
Sipas tij, prej vitit 2011 zhvillohet një proces [negociator] i cili nu ka kornizë, parime e as cak. Ai ka kritikuar veçanërisht presidentin Thaçi, i cili për të marrë avantazhe personale, po merr pjesë në këto negociata.
Ai e ka quajtur gjithë këtë proces si një gropë, brenda të cilës Mogherini, Thaçi e Vuçiqi gropojnë edhe më tej.
Ai thotë që aktualisht po negociohet përmes një ‘modeli rus’ ku formalizohen konfliktet e ngrira për një periudhë të gjatë kohore. Si paradigmë e tyre që duhet të ndryshojë, është edhe ajo e asimetrisë së BE-së.
“Në gjendjen e sotme konteksti i normalizimit ka të bëjë me një qëndrim të BE-së ndaj Serbisë (anëtarësim në BE) dhe shumë qëndrime kundërthënëse ndaj Kosovës (prej anëtarësimit deri në mosekzistim si shtet). BE-ja nuk mund t’i ofrojë Kosovës anëtarësim (sepse ky vend nuk është i gatshëm për të), por një fillim i mbarë do të ishte po qe se njëzëri ia njeh të drejtën e ekzistencës si shtet.” – artikulon ai.
Ndërkohë, e treta ka të bëj me kalimin e Kosovës si ‘pala më e interesuar për këtë negociatë’ në konsensusin politik. Surroi thotë që Hashim Thaçi e ka shndërruar institucionin e përfaqësimit të vendit në negociata “si lojë qibritash para stacioneve hekurudhore; një përpjekje që nëpërmjet mashtrimit optik të krijohet një avantazh personal”.
Për t’u arritur këto, ai beson që duhet ndërprerë gropimin e mëtejmë.
Lexo shkrimin e plotë në linkun që vijon: http://www.koha.net/veshtrime/82621/urgjent-miratimi-i-ligjit-te-pare-te-gropes/