Kosova qëndron mirë në aspektin e organizimit të ndeshjeve

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka deklaruar se Kosova po qëndron shumë mirë në aspektin e organizimit të ndeshjeve ndërkombëtare.

“Kemi krijuar një staf shumë profesional, i cili përmes planifikimit të kujdesshëm dhe mbështetjes nga institucionet partnere, ka arritur t’i organizojë të gjitha ndeshjet ndërkombëtare në nivelin më të lartë, për çka jemi përgëzuar edhe nga organizata evropiane e futbollit. FFK për herë të dytë ka qenë edhe nikoqire e programit të UEFA-s, CFM (Certificate in Football Management)”.

Ai ka theksuar gjithashtu se Kosova ka arritur suksese të mëdha në ndarjen e drejtësisë, me shumë gjyqtarë dhe zyrtarë të FFK-së të deleguar nga UEFA në ndeshje të rëndësishme, përfshirë Champions League dhe kompeticione të tjera evropiane.

“Shumë gjyqtarë e gjyqtare janë deleguar nga UEFA në ndeshje të nivelit të lartë në kompeticionet evropiane, derisa suksese të mëdha kanë shënuar edhe zyrtarët administrativ të FFK-së, të cilët janë përzgjedhur nga UEFA për të menaxhuar ndeshje në Champions League e po ashtu edhe në kompeticione tjera”.

Ademi ka thënë se përgatitja për ndeshjet e Kombëtares ka qenë gjithmonë prioritet i FFK-së.

Ai ka nënvizuar se federata ka ofruar kushte optimale për akomodimin dhe udhëtimin e ekipit, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Ademi beson se kjo përgatitje ka kontribuar në ngritjen e suksesshme të Kombëtares këtë vit.

“Përgatitja për ndeshjet e Kombëtare së Kosovës ka qenë gjithmonë prioritet. Ne si federatë jemi përkujdesur maksimalisht për t’i ofruar kushtet më të mira, si ato të akomodimit në hotel brenda dhe jashtë vendit, ashtu edhe kushtet e udhëtimit”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme