Kosova siguron përkrahjen e një shteti për vizat

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është takuar në Islandë me ministrin e Punëve të Jashtme të këtij vendi, Gudlaugur Thór Thórdarson, nga i cili ka siguruar përkrahje për vizat dhe integrimin në organizatat ndërkombëtare.


Thórdarson ka theksuar se Islanda e ka përkrahur Kosovën deri tani, dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen, jo vetëm për lëvizjen e lirë por edhe në integrimin në organizatat ndërkombëtare, përcjell gazetametro.net.

Ky takim mes Hoxhës dhe Thórdarson nënkupton që Islanda do të votonte pro liberalizimit të vizave, nëse BE do ta fuste në agjendë të mbledhjës së ardhme të Këshillit të Ministrave, që do të mbahet në fillim të dhjetorit.

Ndërkohë, sot Raportuesi për Kosovën në BE, Igor Sholtes ka deklaruar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret, ku më pas i ka bërë thirrje BE’së që t’i kryejë detyrimet e saj rreth kosovarëve.

Sidoqoftë, edhe eurodeputeti Fleckenstein dje e quajti ‘tragjike’ një refuzim të vizave për Kosovën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme