Kosova s’ka mundësi të trajtojë të prekurit nga kanceri në stadet e fundit

Kosova nuk garanton trajtim të drejtë për pacientët e sëmurë me kancer, të cilët janë në prag të vdekjes.

Në mungesë të një reparti për pacientët në ditët e fundit të jetës së tyre, ata detyrohen të transferohen në reparte të tjera të QKUK-së ose në shumicën e rasteve lirohen në shtëpi ku nuk kanë trajtim të vazhduar nga mjekët.

Mungesa e një shërbimi të tillë për udhëheqësen e Qendrës Kosovare Për Luftimin e Kancerit të Gjirit është njëra ndër vështirësitë më të mëdha për pacientët e prekur nga kjo sëmundje, si dhe familjet e tyre.

Megjithatë, klinika e Onkologjisë vazhdon mos ta ketë si shërbim kurimin paliativ për pacientët e saj.

Por, Bordi Nacioal për Kontrollin e Kancerit në Kosovë po kërkon që të themelohet shërbimin për kujdesin paliativ dhe gjithashtu pajisjet për trajtimin kur sëmundja është në fazën e fundit.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë thënë se në kuadër të investimeve prej rreth 50 milionë eurove, të cilat do të bëhen në SHSKUK, përfshihet edhe trajtimi paliativ.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme