Kosova sot feston Ditën e Çlirimit! Uron edhe Shqipëria: Zoti i bekoftë aleatët tanë!

Shteti i Kosovës feston sot Ditën e Çlirimit. Për nder të 12 qershorit Ditës së Çlirimit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me krerë të institucioneve tjera do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh.

Për nder të 12 qershorit Ditës së Çlirimit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti bënë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Pas homazheve te varri i Rugovës ata bënë homazhe edhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

AGJENDA/ Kosova sot feston Ditën e Çlirimit! Uron edhe

Në orën 09:30, Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Ndërsa, në orën 11:00, Osmani do të bëje nderim tek Pllaka Përkujtimore për ushtarët e NATO-s.

AGJENDA/ Kosova sot feston Ditën e Çlirimit! Uron edhe

Begaj uron Kosovën: Nderim heronjve të UÇK-së dhe partnerëve strategjikë

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka uruar Kosovën për 24-vjetorin e çlirimit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Begaj ka shprehur mirënjohje heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe partnerëve strategjikë, si SHBA dhe NATO.

AGJENDA/ Kosova sot feston Ditën e Çlirimit! Uron edhe

“Gëzuar Ditën e Çlirimit Kosovë! Nderim përjetë he ronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Mirënjohje partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe NATO!”, thekson Presidenti Begaj.

AGJENDA/ Kosova sot feston Ditën e Çlirimit! Uron edhe

Reagimet e krerëve të shtetit shqiptar

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili përmes rrjeteve sociale shprehet se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë!

“Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë!

Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë,me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve!”, shkruan kryeministri Edi Rama në reagimin e tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme