Kosova sot shqyrton masat për mbrojtje nga virusi

Sot autoritetet kosovare të shëndetësisë do të shqyrtojë për mbrojtje nga Covid-19, përcjell TV21. Kjo u bë e ditur dje pas takimit mes ministrit kosovar të Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi dhe Shpresa Jusufit, ambasadores së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë.

“Ministri Latifi njoftoi Ambasadoren se nesër do të bëhet shqyrtimi i masave kundër Covid-19, dhe të gjitha shtetet fqinjë do të njoftohen me kohë! Ambasadorja Jusufi njoftoi Ministrin Lafiti se së shpejti Ministri i ri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut do ta vizitoj Kosovën”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.

Ndryshe, sipas vendimit aktual, në Kosovë shtetasit e huaj, përshi shtetasit e Maqedonisë së Veriut, mund të hyjnë vetëm nëse kanë tri doza vaksine, ose dy doza dhe test negativ për Covid-19.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme