Kosovarët me kredi deri në fyt

Bankat komerciale të cilat veprojnë në Kosovë paraqesin oferta të llojllojshme të kredive. Ofertat, përfshijnë kreditë konsumuese, ato për banim, shkollim, biznese, prodhim, por edhe për festa të ndryshme.

Mbi 2.2 miliardë euro ka kaluar vlera e kredive të qytetarëve në dhjetë bankat private, kurse mbi 1.4 miliard euro, llogariten kreditë për ndërmarrje, përderisa rreth 800 milionë euro përbëjnë shumën kreditë familjare.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, norma efektive e interesit për kredi është 8.5 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë.

Megjithatë, ekspertë të kësaj fushe, konsiderojnë se në disa raste qytetarët marrin kredi pa ndonjë planifikim paraprak.

Kurse, përfaqësues të Shoqatës së Bankave të Kosovës, pohojnë se edhe ulja e normave të interesit për kredi në një shifrore, ka rritur gatishmërinë e qytetarëve dhe bizneseve për t’iu drejtuar bankave për kredi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme