Ndër temat që përflitet mjaft shumë në shoqërinë tonë sapo që koha të nxehet ka të bëjë edhe me pickimin e rriqrave, të cilët janë faktori kryesor që paraqiten ethet hemorragjike.
Shihet se edhe në këtë vit numri i të prekurve nga pickimet e rriqrave ka qenë mjaft i madh, derisa sipas Drejtorit të QKUK, Hamdi Ramadani numri shkon deri në 164, derisa kampion në numrin më të madh të rasteve është Prishtina.
Prej këtyre pacientëve të pickuar nga rriqrat sipas Ramadanit nuk ka pasur ndonjë përkeqësim të gjendjes, përveç një rastit por që është trajtuar mjaft mirë brenda QKUK-së. Ndërkaq nëse bëjmë një paralele me vitin e kaluar shohim se numri i personave të pickuar nga rriqrat nuk është se ka ndonjë dallim të madh.
Krahas rriqrave, një tjetër problematikë janë edhe gjarpërinjtë, deri më tani kanë qenë katër raste që janë trajtuar si pasojë e kafshimit nga gjarpëri. “Në Klinikën Infektive janë shënuar edhe disa raste me kafshim të gjarprit, ku janë trajtuar katër raste. Gjendja shëndetësore e tyre është e mirë, pas hospitalizimit, ndonëse kanë pasur tabllo klinike të rëndë”, thotë Ramadani, siç raporton EvropaeLire.
Dallimi nga viti i kaluar është se komunat të cilat janë zona që më së shumti ka raste të pickimit të rriqrave si: Malisheva, Suhareka, Rahoveci si dhe Klina, këtë vit si duket përqendrimi më i madh i rriqrave shihet të jetë në kryeqytet.
Kujtojmë që rastet me pickimin e rriqrave kanë ditur të eskalojnë ku kemi në vitin 2013 ku kanë vdekur 11 persona si dhe janë pickuar nga rriqrat rreth 5,200 qytetarë.