Dashuria e tyre vijon prej shtatë vitesh, ndërsa prej katër vitesh bile të martuar – Brigitte dhe Avdi Selmanaj janë me fat për njëri-tjetrin. Vetëm se tani ndodhi goditja: Gjithshka kishte qenë një gënjeshtër, një martesë fiktive dhe Avdi tani dëbohet drejt Kosovës, shkruan “schwarzwaelder-bote.de”.
Ngjarja ka ndodhur në Sulz. Brigitte Selmanaj është e shqetësuar për atë që i ka ndodhur jetës së saj bashkëshortore. Përpara pak ditësh asaj i kishte ardhur një letër në shtëpi nga autoritetet gjermane të Karlsruhe – rreth azilit. “Ju kërkoheni brenda 14 ditësh ta lëshoni Gjermaninë, prej momentit të arritjes së kësaj letre,” shkruhet në drejtim të Avdiut. Dhe më pas: “Nëse deri në këtë afat kohor nuk largoheni nga Gjermania, kërcënoheni të dëboheni drejt Kosovës.” Nëse do ndodhte kjo Avdiu nuk do mund të udhëtonte drejt Gjermanisë për dy vjet.
Çiftit i ka rënë mynxyra. Avdiu jeton prej një vjet e gjysmë në Sulz, ndërsa përpara shtatë vitesh e kishte njohur Brigitte përmes internetit dhe pak më vonë ishin lidhur.
Udhëtimi i Brigitte drejt Kosovës
Në 2011 Brigitte udhëtoi përherë të parë drejt Kosovës, ndërsa dy vjet më vonë u martuan në Nordrhein-ëestfälin. Ata tashmë njiheshin prej tre vitesh dhe e kishin bindur njëri-tjetrin. “Ne dashurohemi,” thotë Brigitte Selmanaj. Kurrë nuk e kishte menduar se një ditë dashuria e tyre duhej të vihej në sprovë.
Në fillim 2016 Avdiu erdhi nga Kosova në Gjermani. Familja e tij jeton prej 20 vitesh në Sulz, ku vëllai i tij ka në pronësi një restorant të njohur. Atje gjeti ai punën e kuzhinierit, përcjell botasot.info.
Brigitte, që kishte jetuar prej kohësh në Bielefeld, për shkak të dashurisë la familjarët, miqtë dhe të njohurit për Avdiu. Ajo ka edhe një vajzë 25 vjeçare. Avdiu në këtë kohë kishte leje të përkohshme pune.
Në janar 2016 Avdiu aplikoi për azil. Kjo u refuzua për shkak se Kosova është vend me origjinë të sigurt nga nëntori 2015. Përkundër kësaj qëndrimi i tij ishte lejuar.
Përkundër njohjes me ligjet gjermane nga një avokat dhe aplikimit edhe njëherë të azilit përpara pesë muajsh, Avdiu përsëri nuk e fitoi atë.
Çifti ishte thirrur nga Zyra e Emigracionit dhe e kishin pyetur Avdiun se kur kishte vdekur babai i Brigitte dhe këtë të fundit e kishin pyetur se pse mban vetëm një unazë. “E gjithë kjo ishte një farsë,” tha Brigitte, të cilës nuk ia kanë besuar dashurinë e vërtetë.
Autoritetet dyshojnë për martesë fiktive që ka shqetësuar mjaft çiftin.
Çfarë do ndodhte nëse vërtet Avdiu dëbohej nga Gjermania? Brigitte nuk mund të paguante e vetme qiranë e banesës. “Me 566 euro në muaj do kisha jetë të vështirë,” thotë ajo. Një zhvendosje e saj drejt Kosovës nuk vjen parasysh mbi të gjitha për shkak të sigurimeve shëndetësore.
Dyshimet për martesë fiktive ka ndodhur edhe për shkak të dallimeve në moshë, ku gruaja është më e madhe se Avdiu. Veçanërisht për shkak se Avdiu nuk e dinte ditën e vdekjes së babait të Brigitte është arsyeja kryesore se pse ai brenda pak ditësh duhet ta lëshojë Gjermaninë. Vetëm nëse ndodh mrekullia./Bota sot