Kosovari i zhytur në borxhe ‘vrau çiftin anglez pasi kujtonte si ishin milionerë’

Një azilan shqiptar i cili ishte përfshirë në borxhe të mëdha në bixhoz ka vrarë një çift të vjetër për të cilët besonte se ishin milionerë, është thënë dje në një Gjykatë.

Ali Qazimaj kishte targetuar çiftin Peter dhe Sylvia Stuart pasi mendonte se ata kishin qasje në shumë të mëdha të parave.

Ai ishte arratisur jashtë vendit pasi kishte shfrytëzuar kartelën e bankës të Peter për të marrë para të gatshme, u tha gjatë seancës gjyqësore.

Trupi i Peter ishte gjetur disa oborre larg shtëpisë së izoluar të çiftit në Ëeybread, në lindje të Britanisë së Madhe.

Ndërkaq trupi i bashkëshortes së tij nuk ishte gjetur kurrë, megjithëse siç u tha, përsekutimi i saj mund të ishte i jashtëzakonshëm nëse ai thjeshtë e ka zhdukur atë pa asnjë gjurmë.

Qazimaj ishte arrestuar në një hostel të azilantëve në Luksemburg pasi Peter ishte gjetur i vdekur dhe me shenja të dhunës ndërkaq bashkëshortja e tij ishte zhdukur.

Ali kishte arritur në Essexx të Anglisë në vitin 1999 ndërkohë që Kosovën e kishte lënë dy muaj para se të arrinte atje, trasmeton arbresh.info.

Në Gjykatë u tha se ai shpeshherë ishte paraqitur me emër tjetër sidomos në raport me njerëzit me të cilët luante bixhoz.

I akuzuari e mohon të ketë vrarë çiftin Stuart.

Gjykimi do të vazhdoj.

3cebd3b600000578-4199304-ali_qazimaj_43_was_extradited_from_luxembourg_to_the_uk_to_face_-m-1_14864924587823cebd42900000578-4199304-image-m-102_1486466261131

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme