Një 19 vjeçar kosovar kërcënoi 26 vjeçarin serb në kampin e azilantëve në Wandsbeker Hamburg.
U deshën 14 automjete policore për të shuar përleshjen mes dy të rinjve dhe tensionin e banorëve tjerë.
Fillimisht 19 vjeçari kërcënoi me sende të forta metalike 26 vjeçarin, por u desh ndërhyrja e policisë për të parandaluar konflikte tjera. Banorët e kampit ishin tepër të tensionuar dhe vetëm ndërhyrja masive e policisë mund ti qetësonte ata, shkruan Hamburger Abendblatt.
Të dy personat u arrestuan nga policia, Kundrejt 19 vjeçarit është ngritur edhe një ecuri penale.