Kosovari Vedat Gashi kundërshtar i Trumpit – sot garon për Asamblenë e New Yorkut

Një shqiptar nga Kosova është në mesin e mijëra kandidatëve që garojnë sot për nivele të ndryshme pushteti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vedat Gashi nga Peja garon në Distriktin 94 për Asamblenë e Shtetit të New Yorkut.

Ai garon në emër të demokratëve kundër një kandidati të Partisë Republikane.

Fushata e Gashit ka vënë në dispozicion një numër telefoni +19143526333, për të gjithë votuesit që mund të kenë nevojë për ndihmë për të gjetur qendrat e votimit.

Nëse fiton, Gashi do të bëhej shqiptari i parë nga Kosova, i zgjedhur në një post të lartë politik në SHBA.

Përndryshe, fokusi më i madh i zgjedhjeve të nesërme është për Kongres, me gjasat reale që demokratët të kthejnë pushtetin në të dyja dhomat, për ta sfiduar seriozisht pushtetin e Presidentit Trump.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme